Liria nuk ka ardhur pa sakrificë, pa luftë, pa çlirimtarë, apo pa djemtë që dhanë gjithçka për lirinë që sot e mot ta gëzojnë gjeneratat e ardhshme.
Rrëfime të shumta janë dëgjuar se si luftohet me pak armatim përball një ish-fuqie ushtarake evropiane që ishte në atë kohë Serbia pushtuese.
Por, një rrëfim të tillë të një dali të ri në atë kohë, i cili morri plagë nga përballja frontale me forcat serbe, e i cili u plagos gjatë luftimeve, shkaku i dhimbjeve të mëdha ju kishte kërkuar diçka jo të zakontë shokëve bashkëluftëtarë.
Në rrëfimin e tij në emisionin ‘Rrëfime’ ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se shokë ju tha më vrisni, sepse dhimbjet i kam të parezistueshme.