Huqje të kuptimeve të fjalëve apo fjalive ekzistojnë shumë gjatë në Kosovë, siç po ndodh me fjalën ‘tregim’.
Disa mendojnë që nëse bazohesh në të kaluarën dhe xhiron një film atëherë sipas tyre godet njërën gjini, një pjesë të shoqërisë, pasqyron diçka të pa ndodhur, apo është stereotip.
Mirëpo, më e rënda është kur vendos tituj të shkrimit, dhe nuk ke njohuri se kur bën pyetje në titull, a duhet vendosur ndonjë shenjë pas fjalës së fundit!
Shih si titulli i këtij shkrimi:
Filmi që tregon për ‘çikat demelica’, trashëgimi apo fyerje për gruan shqiptare
Nëse shkruan për narrativën e një ngjarje të së kaluarës që gjuha shqipe e ka fjalën adekuate ‘tregim’, apo xhiron film të cilit do metrazh, nuk lë të nënkuptohet se je duke e goditur dikë, je duke e fyer dikë, stigmatizon dikë, apo prek një pjesë të shoqërisë.
Sipas kësaj fjalie të gjatë të një shkrimi ‘thuajse’ gazetaresk, të lë të kuptosh se qoftë studiuesit, apo kritikët, a janë të denjë për të marrë qëndrimin e tyre për filmin?
Ja shihni se çka shkruajnë:
“Por, kështu nuk mendojnë studiuesit e trashëgimisë dhe kritikët tanë të filmit. Sipas tyre, filmi flet me përçmim dhe e degradon figurën e gruas shqiptare dhe nuk ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore.”
E nëse hyn dhe e shfleton fjalorin e gjuhës shqipe tregimet nuk e kanë këtë kuptim, sepse realizimi është bërë duke u bazuar nga një ngjarje e së kaluarës, e që ka ndodh tek një popull, ku këtu ka të bëjë me kombin shqiptar.
Ai, tregimi vetëm e pasqyron të kaluarën se si ishte veprimi i dikujt, ndodhia e një ngjarje, apo çfarë ka ndodhur në një ngjarje në të kaluarën.
Si mund të degradohet gruaja shqiptare kur e tregon një ngjarje të ndodhur në vitet e 50, 60, 70 apo 80’ta të shekullit të kaluar.
Vallë, kritikët mendojnë se aq e lehtë është goditja ndaj gruas shqiptare, vërtetë pasqyrimi i një ngjarje të ndodhur mund të goditen gratë heroina shqiptare të asaj kohe?
Shih kuptimin e fjalës:
TREGIM
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TREGOJ, TREGOHEM. Tregimi i një ngjarjeje.
Tregimi i një ngjarjeje, vepër e shkurtër në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht një çast ose një ngjarje nga jeta.
Nëse tregon për një ngjarje që ka ndodhur nuk do të thotë që e tregon trashëgiminë kulturore të një populli.
E shto këtu nëse bisedon me Producentin e serisë së filmit të shkurtër ‘Tregime Popullore’, Ramiz Vitija, fare nuk ka të bëjë kjo që është shkruar në një shkrim, dhe që është thënë nga të ashtuquajturit kritikë të filmit.
Bujën e madhe që po bënë DTV me seritë e filmit të metrazhit të shkurtër ‘Tregime Popullor’, dhe shikueshmëria që ka tejkaluar çdo pritje nga producenti Vitija, ka ngjallur kureshtje jo vetëm nga shtetet që kufizohet Kosovës, por edhe nga shtetet evropiane.
Por, së fundmi pa ose me qëllim disa mediume kanë tentuar që këtë bujë ta minimizojnë duke u marrë me njërën seri që u transmetua javën e kaluar “Çika demelicë” ku i është afruar 1 milion shikimeve.
Një “Studiuese” kur bënë këso lloj goditjesh duke tentuar të paragjykoj diçka, atëherë lind pyetja, kemi postë të porositur në këtë situatë?
Lexojeni vet:
Përbaltja e gruas shqiptare
Aktorja Vlora Nikçi, hulumtuese dhe studiues e trashëgimisë kulturore thotë për KALLXO.com se për arsye të ndryshme rrëfime të tilla ku cenohet drejtpërdrejtë e drejta e gruas po zënë fill si diçka e mirëqenë në shoqëri.
“Zënë fill shpejtë si diçka e mirë, aq më keq kur nën çkepjen apo plasimin e këtyre tregimeve të rrezikshme, kinse për zhvillimin e shoqërisë tonë, përdoret fjala ‘trashëgimi’”- ka thënë Nikçi.
“Këto tregime të tilla si kjo që pash tani, nuk i përkasin trashëgimisë e as kulturës tonë. Në hulumtimin tim në trashëgiminë tonë kulturore prej shumë vitesh, nuk kam hasur një grua të tillë që paraqitet në këtë tregim. Unë kam hasur një grua tjetër, një grua e cila lufton për të drejtën e saj për dashrinë e saj. Një grua e cila sakrifikon për liri. Gra të tilla duhet t’i kemi shembull sot, në fakt trashëgimia është shembulli jonë më i mirë për të kaluarën tonë”- ka shtuar ajo për KALLXO.com.
Pasqyrimi i një ngjarje kurrë nuk ka qenë për zhvillimin e shoqërisë së askujt! Nuk e kupton fjalën ‘tregimi dhe pasqyrimi i një ngjarje’ si mund ta kesh kritikën me vend?
Si është e mundur mendja e një njeriu të mendoj se, ngjarja e ndodhur është trashëgimi e së kaluarës së një populli, apo si mund të thuash se nga hulumtimi im nuk kam hasur një diçka që ka ndodhur.
Po e marrim një shembull shumë të thjeshtë, me vite të tëra është thënë se filani vrau filanin për megje, por, më vonë është kuptuar se vrasja ka ndodhur për moral dhe jo për shtyrjen e një guri nga megjja e tokës.
Sot, kemi në shumë familje ku mes prindërve thuhet e kemi vajzën demelicë, djalin dembel, burrin dembel, gruan demelicë.
Madje ka raste kur thuhet që, hiç nuk e di kush ma ‘merr’ djalin apo vajzën time demel apo demelicë. A thua edhe kjo nuk është zbuluar kurrë nga hulumtuesja e trashëgimisë kulturore?
E më e rënd është kur kritiku i filmit bën një konstatim jashtë çdo konteksti kritik apo gjuhësor.
Madje, ai shton diçka për të cilën nuk e ka marrë mundin ta pyes as producentin e as kënd që ka qenë pjesë e realizimit të kësaj serie.
Ja çka thotë:
Ndërkaq, Reshat Sahitaj, kritik filmi thotë për KALLXO.com se ky film nuk ka koncept regjisorial, është film amator e skena që nuk korrespondojnë me kohë kur janë vendosur ngjarjet.
Sipas tij, në filmin “Çika demelicë” femra shqiptare trajtohet si skllave e burrit dhe familjes së tij.
“Në këtë film, femra shqiptare është skllave të prindërit dhe si skllave shkuesit vinë ta kërkojnë për nuse të djalit. Femra nuk ka mundësi të dashurojë, por symbyllazi i dorëzohet fjalës së babait dhe të shkuesit për t’u shndërruar në skllave të familjes së burrit”- thotë ai.
Në serinë e këtij filmi nuk trajtohet askush, por trajtohet dhe tregohet ngjarja e ndodhur në një familje gjatë periudhës kohore të shekullit që e kemi lënë pas, pra viteve 1950 -80, ku në një familje diku një çikë kishte qenë demelicë.
Ngjarjet nga e kaluara që mund t’i kenë ndodhur familjeve të ndryshme, ndoshta askujt nuk mund t’i duken të hijshme, por ato kanë ndodhur, dhe nuk mund t’i ndryshoj askush. Vetëm se, duke i pasqyruar dukuritë e ndryshme mund të jenë të mirëpritura për audiencën që e pretendon, ashtu siç është mirëpritur nga teleshikuesit e televizionit DTV.
Jo gjitha mediat mund ta targetojnë të njëjtin grup të shikuesve, secila shtëpi mediatike përcaktohet se çka dëshiron dhe kënd do të targetojë, cilët shikues dëshiron t’i afrojë para ekranit të programit të vet ku i shfaq prodhimet e saja.
E fundit, është më e rënda nga mediat kur humbin kuptimin e vetë se pse janë në botën mediale, nisin të merren me mediat e tjera të cilat dita ditës po zënë vend primar tek çdo familje. Pra, ashtu si është edhe misioni i mediumit tonë “DTV për krejt familjen”.
Nuk ka ndodh asnjëherë me parë që një mediumit t’i përqafohet kaq shpejt një projekt televiziv, siç ka ndodh me këtë projekt.
Shihemi me seritë e radhës të filmit “Tregime Popullore”.
Kuptimi i fjalës ‘tregime’ (tregimi i një ngjarjeje, vepër e shkurtër në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht një çast ose një ngjarje nga jeta e heroit: vëllim me tregime.)
TREGIM m.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TREGOJ, TREGOHEM. Tregimi i një ngjarjeje.
2. let. Vepër e vogël letrare në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë një çast ose një ngjarje me rëndësi nga jeta e një heroi a personazhi, pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç’ka ndodhur më përpara a më pas. Tregim i gjatë (i shkurtër). Tregim historik (humoristik, fantastik). Tregim në vargje. Vëllim me tregime. Lexoj (shkruaj) një tregim.