Serbi i dyshuar për masakrën e 33 shqiptarëve në “Kristal” të Pejës, arrestohet në Budapest

I njejti dyshohet e ka marrë pjesë në vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në Pejë në lagjen “Kristal”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Budapest të  Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”, ka njoftuar Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.