Muja: Kurti ka marrë vendime të vështira, për të cilat na është thënë se s’bën të merren

Deputeti i LVV-së, Armend Muja thotë se gjatë këtij viti e ka parë kryeministrin Albin Kurti të marrë vendime të cilat i është thënë paraprakisht që s’duhet t’i marrin.

Ai thotë se është dashur një guxim politik për ato vendime, pasi kanë qenë momente shumë të ndjeshme, teksa shtoi edhe për disa lloj shantazhesh të cilat u bëhen.

“Gjatë këtij viti, unë e kam pa drejtpërdrejt se si kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë vendime të vështira të cilat na është thënë paraprakisht që s’bën me i marrë.

Kjo është e vërteta.. gjithmonë të vjen kjo, edhe e kam dëgju kjo që, kqyre nëse e bojmë na qita, ata kanë me luftu, andej e këndej, është gjithmonë një lloj shantazhi që na bëhet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.