Hekuran Murati vjen me lajmin e mirë për studentët – Hapet aplikimi për 100 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot hapet aplikimi për studentë për mbështetje me nga 100 euro.

Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova.

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”.

“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe joshtetas që studiojnë në Kosovë. Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, njoftoi Murati, ku publikoi edhe linkun për aplikim.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës

Formulari i aplikimit për studentët joshtetas

Leave a Reply

Your email address will not be published.