Mjaftuan këto deklarata të tij, që në Serbi të mbretërojë një atmosferë zhgënjimi dhe pakënaqësie, se Rusia ka “njohur” Kosovën si shtet të pavarur.
Gjatë seancës së fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi rus në KB duket se më nuk po qëndron përkrah “vëllezërve” serbë, pasi siq jemi mësuar ta shohim më herët, Vasili Nebenzja i referohej Kosovës si e ashtuquajtura, por kështu nuk veproi edhe në seancën e fundit.
Në seancën që zgjati tri orë dhe diskutohej për Kosovën, përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, diplomati me përvojë Vasili Nebenzja, kësaj radhe “zhgënjeu” serbët me paraqitjen e tij.
Ai iu referua Kosovës pa ndonjë prapashtesë, siç i referohen shumica e vendeve që kanë njohur pavarësinë e vendit tonë.
Nebenzja më herët gjatë fjalimeve të tij i referohej Kosovës si e “ashtuquajtur” apo “shpallja e njëanshme e Kosovës”.
Gjatë fjalimit të tij 10 minutësh, ai e përmendi 20 herë Kosovën, pa termat që dikur i përdorte si “autoritetet në Prishtinë” apo “krahinë”.