Drafti është i ndarë në katër pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë dhënë përkufizimet e përgjithshme, në pjesën e dytë objektivat e Asociacionit, në pjesën e tretë është draftuar struktura e Asociacionit dhe në pjesën e fundit të raportit është hartuar raporti i Asociacionit më institucionet e Republikës së Kosovës.
Një ditë pasi i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka konfirmuar se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për modalitete të mundshme mbi të cilët mund të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, në media ka dalë një prej draft-propozimeve që thuhet të jetë hartuar nga gjermanët.
Për këtë sot kanë raportuar “Koha”, duke publikuar pika nga draft-propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Në këto katër pjesë të këtij draft-dokumenti janë gjithsejtë 17 nene.
Disa nga Nenet e këtij draft-dokumenti për Asociacionin:
Neni 1.
Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është një entitet i ligjshëm i krijuar në vijë me Ligjin e Ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë ligjor i Asociacionit/Bashkësisë.
Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues që është i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trup përgjegjës për amandamentimet e statutit. Gjitha amandamentimet e statutit do të bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Amandamentimet e statutit duhet të miratohen nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet një akti ligjor në përputhje me Kushtetutën. Nëse shihet e nevojshme, Qeveria do të rishikojë në mënyrë kushtetuese çdo amandament të prodhuar nga Kuvendi i Asociacionit, vlerësimi i cilit do të bëhet nga Gjykata Kushtetuese.
Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga dhjetë komuna (Lista e Komunave) dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësia në Asociacion/Bashkësi është vullnetare. Procedurat për shtim të anëtarëve, largim nga anëtarësia apo shpërbërje të Asociacionit/Bashkësisë janë të definuar nga ky Statut.
Neni 2
Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë janë autoritete të komunave pjesëmarrëse.
Emrat zyrtarë të entitetit ligjor janë: “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe “Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Të tre emrat zyrtarë i referohen entitetit ligjor të krijuar nga ky Statut. Në tekstin e mëtutjeshëm, emërtimi Asociacion/Bashkësi nënkupton të gjitha apo ndonjë nga emrat zyrtarë. Trupat zyrtarë të Kosovës apo përfaqësuesit e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtë t’i referohen kësaj në cilindo nga tri emrat.
Aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë janë të bazuara në parimet e pjesëmarrjes vullnetare të anëtarëve të sajë, nga demokracia e avancuar dhe nga qeverisja lokale, e nga respektimi i dispozitave të mbrojtjes dhe përfaqësimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve që është e bazuar në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës.
Autoritetet komunale i bashkohen Asociacionit/Bashkësisë në bazë të një vendimi nga Kuvendet Komunale në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Në procesin e bashkimit të këtij Asociacioni/Statuti, secili anëtarë duhet të miratojë Statutin e vetë.
Anëtarët e Asociacionit/Komunave kanë të drejtën të pushojnë anëtarësinë e tyre. Vendimi për t’iu larguar Asociacionit/Bashkësisë duhet të merret nga Kuvendi Komunal i komunës përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Një komunë që largohet nga Asociacioni/Bashkësia mund të vendosë të rikthehet si anëtare nëpërmjet procedurave të specifikuara në pikën 4 më lartë.
Asociacioni/Bashkësia do të jetë e hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët janë në pajtim. Vendimi për të pranuar një anëtar të ri të Asociacionit/Bashkësisë do të merret me 2/3 e delegatëve të Asamblesë.
Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet me vendim të Asamblesë së vetë me një shumicë prej 2/3 e anëtarëve, siç vendoset nga kryetarët përkatës të komunave.
Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtë të përjashtojnë një apo më shumë komuna nga anëtarësia nëpërmjet një vendimi të marrë nga Asambleja e vetë me një shumicë prej 2/3 të anëtarëve.
Asociacioni/Bashkësia duhet të ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe një flamur, që do të dizajnohet nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Selia e Asociacionit/Komunave do të përcaktohet nga Asambleja e vetë.
Asociacioni/Bashkësia ka të drejtën për llogaritë e veta bankare dhe ka të drejtën për pronë dhe të angazhohet në transaksione financiare.
- Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë
Neni 3
Në përputhje me Marrëveshjen e Parë të Ratifikuar dhe Kushtetutën, Asociacioni/Bashkësia ka objektiva kryesore për të ofruar funksione publike dhe shërbime:
- Forcimin e demokracisë lokale. Asociacioni/Bashkësia ushtron këtë funksion duke ndihmuar bashkëpunimin në mesin e komunave pjesëmarrëse, duke përkrahur komunat pjesëmarrëse në krijimin e politikave që avancojnë praktikat demokratike, financim dhe promovim të aktiviteteve që avancojnë pjesëmarrjen civile dhe praktikat demokratike, dhe përfaqësojnë interesa lidhur me demokracinë lokale me autoritetet qendrore.
- Ushtron mbikëqyrje të plotë për zhvillim të ekonomisë lokale. Asociacioni/Bashkësia ushtron këtë funksion duke ndihmuar bashkëpunimin mes komunave pjesëmarrëse, duke i përkrakur ato në krijimin e projekteve, politikave dhe masave që zhvillojnë ekonomitë e tyre lokale apo ndihmojnë në angazhimin e resurseve financiare dhe humane që kanë të bëjnë me shërbimet ekonomike, financimin dhe promovimin e aktiviteteve pqë të ngritur zhvillimin ekonomik, investimin dhe lidhjen biznesore, dhe përfaqësimin e interesave të komunave pjesëmarrëse dhe akterëve ekonomikë në territoret e tyre në lidhje me autoritetet qendrore, dhe me shtetet tjera e operatorët ekonomikë në rajon dhe përtej, përfshirë me ata nga Republika e Serbisë. Për të ushtruar këto funksione, Asiociacioni/Bashkësia duhet rregullisht të pranojë dokumente të prodhuara nga autoritetet ekonomike, financiare e buxhetore të komunave pjesëmarrëse dhe duhet të ketë të drejtë të kërkojë informata shtesë relevante për ushtrimin e këtij funksioni, nga komunat tjera pjesëmarrëse. Po ashtu ka të drejtë për të kërkuar informatë zyrtare nga autoritetet qendrore në lidhje me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Ushtron mbikëqyrje të plotë në fushën e edukimit. Asociacioni/Bashkësia plotëson këtë objektivë nëpërmjet ushtrimit të funksioneve si në vijim:
Duke ndihmuar bashkëpunimin mes anëtarëve për qëllimin e avancimit të standardeve të edukimit në nivel lokal.
Përfaqësimin e interesave të anëtarëve dhe banorëve të saj në politikat e edukimit me autoritetet qendrore.
Ushtron hulumtimin dhe përcjelljen e trendit të edukimit në mesin e anëtarëve, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofron udhëzime për të avancuar standardet e arsimit, politikat dhe hulumtimin në këtë fushë.
Ofron përkrahje ligjore, shkencore, financiare dhe administrative për anëtarët në implementimin e kompetencave të tyre në fushën e edukimit, përfshirë edukimin e nivelit të lartë siç ofrohet me ligj.
Ofron rol këshillues tek autoritetet qendrore dhe tek ato të komunave pjesëmarrëse sa i përket zhvillimit të edukimit në gjuhën serbe në përputhje me ligjet.
Financion iniciativa të lidhura me edukimin – përfshirë bursat, trajnime në mësimdhënie, grante hulumtimi, zgjidhje në fushën e IT-së, shkëmbime akademike, programe verore dhe tjera – për përfitim të zhvillimit edukativ në mesin e komunave pjesëmarrëse.
Financim të projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës të lidhura me dispozitat e edukimit në mesin e komunave pjesëmarrëse, si dhe ofron përkrahje financiare për mirëmbajte të edukimit dhe infrastrukturave të lidhura me këtë (sallat sportive, laboratorët e informatikës, etj.).
Ndihmon dhe/apo financon transportin dhe shpërndarjen e librave shkollor të lidhura me edukimin në gjuhën serbe sipas kurrikulës së Kosovës në përputhje me ligjin. Asambleja/Bashkësia do të ofrojë shërbimin e njëjtë për kurrikulën e Kosovës për edukim në gjuhën shqipe dhe në gjuhët tjera nëse ka nevojë nga grupet tjera të banorëve në komunat përkatëse.
Ndërlidhet me palët tjera, përfshirë autoritetet e edukimit të Republikës së Serbisë, për përmbushje të kësaj objektive.
Ofron këshilla për autoritetet qendrore në amandamentime të lidhura me legjislacion të edukimit.