Burimet të Televizionit ‘DTV’ thonë se profesori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, që shkeli kodin etik (shkelje disiplinore serioze e rëndë), vazhdon aktivitetet e tij në Fakultetin e Edukimit pa asnjë ndëshkim.
Ndonëse kanë kaluar 18 ditë prej rastit kur Profesori i Universitetit rrahu zyrtarin për shërbime studentore mësohet se Këshilli i Etikës i UFAGJ-së, i përbërë nga Prorektori për mësimdhënie dhe çështje studentore, Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit, një përfaqësues i Këshillit Drejtues nga stafi akademik dhe një anëtar i përbashkët nga njësitë akademike të Universitetit nuk kanë marrur asnjë vendim në lidhje me rastin e ndodhur.
Që nga ajo ditë profesori Valdet Hysneaj ka vazhduar gjitha aktivitetet në vendin e punës, përkatësisht në Fakultetin e Edukimit. Duke u nisur nga informatat e marrura prej studentëve të Fakultetit të Edukimit, përkatësisht Programi Parashkollor, Profesori Valdet Hysenaj ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë cdo javë ligjëratat pa asnjë ditë mungese, gjë e cila është kundërligjshme dhe njëherit është kundër Rregullores Për Proceduren Disiplinore Për Personelin Akademik të UFAGJ-së (Neni 12, Masat për shkeljet e rënda disiplinore), Kodin Etik (Neni 11) të UFAGJ-së, si dhe kundër Statutit të Universitetit “Fehmi Agani”.
Pas shumë përpjekjeve për të komunikuar me profesorin në lidhje me çështjen, se a është ligjshme apo e kundërligjshme vazhdimi i akitiviteteve të tij në Universitet, përkatësisht në Fakultetin e Edukimit, kemi kuptuar se të njejtit i është lejuar të vazhdojë aktivitetet pa asnjë ndalesë, nga ana e Rektorit Nimani si dhe nga Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ilir Kelmendi.