Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Kryeministrisë, duke treguar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:00.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.
Vizita e emisarit sllovak vjen pasi Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar shtyrjen për 10 muaj të afatit për targat dhe pas intensifikimit të veprimeve të Berlinit dhe Parisit për të çuar përpara negociatat brenda një afati më të shkurtër kohor.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë mbrëmë edhe një telefonatë nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ku kanë diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Gjithashtu emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka treguar se ka qenë sekretari Amerikan, Antony Blinken që i ka kërkuar shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj.