Nora Istrefi ishte e ftuar në një intervistë, ku gjatë bisedës, u ndal edhe tek sherri me Leonora Jakupin. Kohë më parë, ishte përfolur se Nora i ka marrë Leonorës këngën “A e ke ditë” pa leje duke ia “djegur”.
E pyetur a ja ka vjedhur këngën Leonorës, Nora u shpreh se nuk e ka bërë kurrë e madje atë këngë e ka shkruar vetë.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Leonorës. Ajo është treguar e ashpër duke u shprehur “edhe hajn edhe rrenc” në një postim në Instagram, direkt pas intervistës së Norës.
Ndër të tjera Nora në intervistë u shpreh kundër raporteve të tensionuara mes vajzave në showbiz.
