Gjatë shqyrtimit të rekomandimeve të dala nga Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së, Beqa theksoi se përjashtimi nga puna i 239 punëtorëve dhe punësimi i një fëmije të ministrit aktual, është e pa ndershme.
Deputeti nga PDK-ja, Hajdar Beqa ka kritikuar menaxhmentin dhe Bordin e RTK-së për shkëputjen e 239 kontratave të punës në transmetuesin publik, dhe punësimin e një fëmije të ministrit aktual në Qeverinë e Kosovës.
Është për keqardhje që menaxhmenti aktual, Bordi aktual i RTK-së, në kohën kur i shkëputi 239 kontrata, e punësoi një fëmijë të ministrit përkatës, një anëtari të kabinetit të qeverisë aktuale Kurti. Ndoshta i ka plotësuar kriteret, dhe ndoshta e meriton të punojë, por është e pandershme që një menaxhment sot, në vitin 2022, në këtë krizë ekonomike, t’i shkëputë kontratat 239 punëtorëve të RTK-së dhe të fusë në punë një fëmijë të një ministri aktual. Kjo është e saktë, e marrë edhe përgjegjësinë morale edhe juridike dhe qëndroj prapa kësaj që e theksoi”, u shpreh ai.