Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti e pastroi Vetëvendosjen nga elementet e LPK-së dhe të UÇK-së

Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për Kryesinë e re të Vetëvendosjes, duke thënë se Albin Kurti e pastroi partinë e tij nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

Behramaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kreu i qeverisë sa ishte opozitar, elementet e LPK-së dhe të UÇK-së, i shtrydhi mirë për t’u dukur nacionalist, krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje.

Me tutje, ai në postimin e tij ka krahasuar veprimet e Kurtit me ato të Hitlerit.

Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje. Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë. Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tani i duhen disa të rinj, që mund ta shohin atë si idhull, jo ata që e njohin kush është ai në të vërtetë.

Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur.

Pasi i kishte eliminuar, më pas i kishte sjell disa të rinj, pa kërkesa e ngarkesa, që lumturoheshin vetëm duke qëndruar përkrah tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published.