“Edhe unë botërisht i përgjigjem dhe e sfidoj: Në paq zuzë, hajde nise luftën që e paske ndër mend. Ta shohim se për çfarë lufte e ke fjalën. Mate veten me neve hoxhallarët dhe me besimtarët e këtij vendi”, ka thënë Bajrami.
Teologu Mustafa Bajrami e ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.
Molliqaj të shtunën u deklarua publikisht si ateist, por përpos kësaj tha se me hoxhallarët që iu tregojnë grave si të vishen e njerëzve çfarë të bëjnë “duhet një luftë frontale ndaj tyre dhe e pamëshirshme”.
E Bajrami e ka pranuar këtë luftë, duke e ofenduar Molliqajn si “farë e fëlliqur”.
“Prandaj kam thënë shumë herë se fara e këtillë e ateistëve është farë e fëlliqur. Para se të jetë farë e rrezikshme, për vendin tonë e për popullin tonë”, e ka përmbyllur postimin në Facebook Bajrami.
Megjithatë, Molliqaj ka thënë edhe se bartja e shamisë nuk duhet të lidhet me Islamin Politik.