Shqiprim Arifi, tregon si reagoi Vjosa Osmani në Presidencë kur e çeli temën e ndryshimit të kufijve

“E ceka… Reagimi ke pak interesant, pak direkt. Për mendimin tem… OK, unë e kuptoj…”, tha Arifi.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se e ka përmendur çështjen e ndryshimit të kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën në takimin që ai dhe pësuesit tjerët të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e patën me presidenten Vjosa Osmani.

Arifi tregoi se reagimi i Osmanik ishte “pak interesant”, pa dashur të hyjë në detaje.

Për kryetarin e Preshevës, ndryshimi i kufijve është vizioni që s’do të mund të ndalet as me arritjen e marrëveshjes, e as me njohjen reciproke.

“S’e kam bërë me qëllim, por referendumi dhe ideja e ndryshimit të kufijve ka me qenë mbi atë fazën që vjen mbas kësaj, mbas njohjes reciproke dhe nuk e ndal askush atë vizion tonin”, tha Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.