Deputetja e PDK-së kërkon ballafaqim me Kurtin në Kuvend

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të vjen në Kuvend.

Sipas saj, shefi i qeverisë duhet të deklarohet në Parlament lidhur me propozimet franko-gjermane lidhur me një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Shoshi thotë se Kurti nuk duhet të qëndrojë i heshtur karshi kësaj çështje tejet të rëndësishme.

“Përderisa nuk kemi mohim të ekzistimit të propozimit franko-gjerman nga zyrtarët e lartë të BE-së, Kryeministri duhet të raportoj në Kuvend lidhur me këtë çështje dhe jo të heshtë”, shkroi ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.