Dy persona ndalohen, njëri është avokat, po dyshohen për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

“Personat e lartcekur dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, pas një marrëveshje p​araprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ku të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një cerifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton  se pas zhvillimit të hetimit dhe aplikimit të masave të fshehta, në koordinim me Policinë e Kosovës-Departamentin për Hetimin e Krimeve Ekonomike, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar personat me inicialet I.L., dhe M.T., (avokat), për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa e dyshuara I.L., dyshohet se ka kryer po ashtu, veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, .

Ndërsa, personi me inicialet I.L., dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar dokumentin e falsifikuar, respektivisht një certifikatë të gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, ku me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas KPRK-së.

Të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore.

Prokuroria në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të sqarimit në plotëni të kësaj çështjeje penale.​

Leave a Reply

Your email address will not be published.