I burgosuri në Prizren denoncon në polici nënën e tij: Shkaku i saj kam devijuar dhe jam marrë me vepra penale

Një rast i pazakontë ka ndodhur të hënën në Prizren.

Policia njofton se një i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur.

Si pasojë e kësaj, ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim.

Rasti i cili është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, është nën hetime.

Njoftimi i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Prizren 24.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij të dyshuarën femër kosovare e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim. Rasti nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.