Kreu i SPAK: Në Shqipëri, Prokurorë dhe Gjyqtarë të kërcënuar

I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, Kraja theksoi se “këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka pasur kërcënime”.

Ka të dhëna se ka prokurorë dhe gjyqtarë të kërcënuar që po hetojnë dosje të rëndësishme, por nuk jemi ne ata që po i kryejmë hetimet, tha sot kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.

Ai njoftoi gjithashtu se “ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.