Ushtria serbe drejt Kosovës? Reagon ashpër eksperti i sigurisë

Agim Musliu, ekspert i çështjeve të sigurisë, ka komentuar raportimet e djeshme në mediat e Kosovës se ushtria serbe ka mbajtur ushtrime ushtarake.

Ai ka thënë se ky “stil” propagandistik serb tashmë është bërë lehtë i lexueshëm, pasi po ndodhë çdo herë para se të afrohet data për implementimin e ndonjë marrëveshjeje në veri.

“Sa herë afrohen data që flasin për implementimin e ndonjë marrëveshjeje në veri, ushtria e Serbisë “rastësisht” mban ushtrime ushtarake. Kësaj radhe quhet “Manevra 2022”.

Në anën tjetër, si pjesë e presionit publik, në hallkën e luftës speciale, dikush, me smartphone, xhiron “artilerinë e rëndë”, duke lëvizur drejt Kosovës. Videot zakonisht janë të tilla që nuk mund të zbulohet lehtë vendi, dhe gjoja se të “rastit”.

Pastaj, herë del në media të Serbisë e herë në media të Kosovës.

Ky “stil” propagandistik serb tashmë është bërë lehtë i lexueshëm, por ende ka autoritete në qendra të caktuara që kapen në këtë karrem të Serbisë”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.