Artistja e re Albiona Vitia, po merr pjesë me punimet e saja në ekspozitën që do të zgjatë një muaj, në Galerinë e Artit në Tiranë.
Punimet e znj. Vitia janë vlerësuar tej mase nga artistë të ndryshëm të cilët shohin një karrierë të ndritshme me artin e saj.
Punimet e artistëve në këtë ekspozitë mund të vizitohen nga data 25 Tetor deri me 25 Nëntor në Tiranë.
Artistë nga e gjithë bota me punimet e tyre po marrin pjesë në këtë ekspozitë që po mbahet në kryeqytetin shqiptarë.