/

Milaim Zeka emocionohet, stafi i DTV-së në befasi ia feston ditëlindjen live në emision

Mediumi “DTV për krejt familjen” që dita ditës po pranohet mirë nga çdo shikues, ka befasuar këndshëm gazetarin e njohur Milaim Zeka, duke ia uruar ditën e lindjes drejtpërdrejt sa ishte në emision, e ku po diskutonte për ngjarjet aktuale që janë në Kosovë.

Pa e ditur fare Zeka, derisa po fliste përball moderatorës, Nora Mavriqi, dhe gazetares Afërdita Maliqi, nuk e vëren hyrjen e gazetares, Qëndresa Raçi, me torte në dorë, raporton DTV.

Pas gazetares Qëndresa hyjnë edhe pjesa tjetër e stafit duke ia uruar ditëlindjen me këngën ‘Shumë urime për ty’.

Ndiqeni në linkun e mëposhtëm surprizës befasuese që e përjetoi Milaim Zeka, në DTV:

Leave a Reply

Your email address will not be published.