“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”, ka thënë Ulaj.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshim për veprën penale që ndërlidhet me “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financaiare”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ulaj ka thënë se rasti tashmë është në fazën e hetimeve.
Siç kishte raportuar më herët Betimi për Drejtësi vitin e kaluar, ministrja Gërvalla nuk i kishte deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).