“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira”, ka shkruar ministri.
Ministri për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar pak më parë se në Leshak të Leposaviqit sot është bastisur një lokacion ku janë gjetur 4 granata dore, para rreth 12 mijë euro, 1 armë automatike AK47 me 200 fishekë, municion i llojit të ndryshëm, radiolidhje e pajisje të tjera ndihmëse. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të nacionalitet serb.
Sipas minsitrit Sveçla të gjitha këto pajisje dhe ky armatim mund të përdoren për trazira.
Sveçla ka thënë se këto pajisje dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale. Ai ka thënë se aksion vazhdon.
“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar. Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cenojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, ka shkruar në fund ai.