Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot.
Goncharenko tha se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë”, tha ai.
“Disa ushtarë ukrainas kanë vdekur në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ata kanë qenë duke luftuar për sigurinë e Kosovës. Ne ndihemi të ngjashëm sepse kemi qenë pjesë e gjenocidit mbi ne. Njerëzit e Kosovës luftuan për pavarësinë dhe ne po luftojmë për pavarësi. Ukraina duhet ta njohl Kosovën si shtet i pavarur sepse ju luftuat për këtë gjë. Do të bëj çfarëdo që mundem të iu ndihmoj në këtë. Kosova është Evropë, unë besoj në këtë dhe do ta përfundojmë bashkë këtë”, ka thënë Goncharenko para deputetëve të Kuvendit të enjten.