E ky ndryshim i kishte krijuar ngarkesë mërgimtarëve duke hezituar të aplikojnë për rimbursim të mjeteve për policën kufitare.
Lidhur me këtë ka reaguar lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Qeveria Kurti kishte vendosur që bashkatdhetarët të paguajnë vetë policën kufitare, dhe pastaj të aplikojnë për rimbursim të mjeteve në mënyrë online.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, mashtrues dhe zhvatës.
Sipas tij, nga 1 qershori, deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë, prej të cilëve rimburësimin e polisës së sigurimit e kanë marrë vetëm 8 mijë e 845 prej tyre.
“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre”, tha Krasniqi.