Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhë një kamion, dhe si pasojë janë lënduar dy persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci