Kanë mbetur edhe dy ditë deri kur skadon afati i dhënë nga Kurti, që qytetarët serbë që i kanë automjetet e regjistruara me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS.
Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it sapo kanë dalë nga objekti i Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti pas gjysmë ore nis mbledhjen e Qeverisë.
Kurti u ka thënë gazetarëve sot se për kërkesat e ndërkombëtarëve në lidhje me targat flet sot, nga Qeveria.
*Pamjet në Facebook i ka publikuar Venhar Isufi