Arrestohet i riu që kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren

Në dëshminë e saj në polici vajza ka deklaruar se është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, të cilin siç thotë ajo e e ka gënjyer për moshën dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç.

Një 23 vjeçar nga fshati Buçimas në  Pogradec ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënues seksuale me një 13-vjeçare.

Ata kishin folur disa ditë në Facebook dhe dje ishin takuar për herë të parë, ku kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale. Vajza nuk ka deklaruar se me të riun ka kryer marrëdhënie me forcë, por me dëshirën e saj.

Megjithatë përsëri kemi elementë penalë të marrëdhënieve me të mitura. Vajza jetonte në Greqi prej më shumë se 3 vitesh së bashku me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.