Çështja e targave, pas zëvendësit të tij edhe Kurti gjen vend për arsye, ky është arsyetimi për shtyrjen e vendimit

“Zbatimi i vendimi garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Twitter.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave, duke thënë se me këtë kanë dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kurti përmes një postimi në Tëitter nga thënë se ky vendim garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër.

Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se si qeveri kanë treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe përkushtimin e kontributit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin e për çështjen e targave ilegale që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në katër faza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.