Grenell: Shumicës së politikanëve amerikanë iu mungon Hashim Thaçi

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se shumicës së amerikanëve u mungon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell tha tani edhe administrata Biden po e shpreh hapur zhgënjimin me Kurtin.

Ndërsa, shtoi se demokratët dhe republikanët janë të frustruar me veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

“Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër, duhet ta kuptojnë se edhe republikanët e edhe demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne e shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku e shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve u mungon Hashim Thaçi”, ka thënë Grenelli.

Por, ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se i pëlqen kryeministri Kurti si person, por ka një të keqe, iu thotë gjithmonë ‘jo’ propozimeve të Amerikës.

Tutje, Grenell tha se nuk ka nevojë të jenë shokë, por duhet të jenë aleatë.

“Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë”, theksoi Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.