Haradinaj ka një kërkesë për Albin Kurtin lidhur me targat

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim të saj në Facebook ka komentuar vendimin e Kryeminsitrit Albin Kurti lidhur me targat.

Haradinaj shkruan se Kurti duhet t’i përfillë këshillat e vendeve mike.

Sipas tij, kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në.

Postimi i plotë:

KURTI T’I PËRFILLË KËSHILLAT E VENDEVE MIKE

Vendimi i fundit i Kryeministrit për targat, i paharmonizuar dhe i pakonsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me SHBA, është një vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin.

Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik.

Nuk mund t’u kërkosh vendeve mike ndihmë e të mos i përfillësh këshillat e tyre, aq më tepër kur ato, jo vetëm se të kanë marrë nën mbrojtje, por falë edhe angazhimit të tyre, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Kjo është në kundërshtim edhe me traditën shqiptare.

Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat.

Dua të besoj se zhgënjimi i shprehur i partnerëve tanë me këtë vendim të kryeministrit, nuk do të ketë pasoja për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me ta!

Leave a Reply

Your email address will not be published.