“Meqë kemi hyrë në dy ditët e fundit të afatit, 30 dhe 31 tetor, u bëjë thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por edhe kudo që ata jetojnë në Serbi, të regjistrohen dhe deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë prapë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që të deklarojnë përkatësinë kombëtare.
Krasniqi tha se Serbia po përshkallëzon çdo ditë politikat e saj përjashtuese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve. Andaj sipas tij, përgjigjja e shqiptarëve duhet të jetë unike në këtë proces.
“Në të gjitha format dhe me të gjitha metodat, po provon të ulë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”. Prandaj, përgjigja e shqiptarëve duhet të jetë unike dhe e fuqishme në këtë proces të regjistrimit të popullsisë. Ky është hapi i parë i mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Shkoni dhe regjistrohuni – dëshmoni që jeni shumë. Në këtë mision, shqiptarët atje duhet ta kenë mbështetjen e plotë edhe të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.