Halimi e LDK-së ‘formon’ një qeveri të re: Abdixhiku kryeministër, Kurti në krye të MPB-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka “formuar” një qeveri të jashtëzakonshme po të varej nga ajo dhe nëse di të fitonte subjekti i saj politik.

Ajo tha se kryeministër do të jetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, teksa një pozitë e pati të gatshme edhe për Albin Kurtin e LVV-së.

Sipas saj, shefit të qeverisë aktuale i shkon përshtati pozita e ministrit të Punëve të Brendshme sepse “është mësuar të merret me policë”.

Sa i përket funksionit të ministres së Punëve të Jashtme, ajo vendosi nënkryetaren e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

“Kryeministër Lumir Abdixhiku. ministër i Punëve të Brendshme, Albin Kurti. I shkon qeshtu me u marrë me policë, me ndjek. Ministre e Punëve të Jashtme, Shqipe Mjekiqi. Shëndetësi kisha hulumtu më shumë me thënë të drejtën. Si parti politike duhet me i mendu ekspertët edhe jashtë njerëzve që dalin në publik”, tha ajo.

Për dy ministri; të arsimit dhe shëndetësisë, Halimi theksoi se duhet të hulumtojë që t’i gjejë personat adekuat për këto pozita.

“Edhe ashtu jemi pa ministër aktualisht. Arsimi, për mua një figurë interesante që mundet me udhëheq mirë ministrinë e Arsimit është Hasnije Ilazi, është profesoreshë e Filozofisë. Kulturë, e kisha edhe këto si ministrinë e Shëndetësisë. E kisha zbulu dikë që nuk ish marrë shumë me politikë sa e kishë dashtë artin. Ministre të Financave, e kisha bo Hykmete Bajramin”, shtoi Halimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.