Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si u furnizuan me armë nga Serbia gjatë luftës

Furnizimi me armë gjatë kohës së luftës, ka qenë një nga sfidat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi të gjithë kufijtë kontrolloheshin e ishin të mbyllur nga ushtria e policia serbe.

Por, këto kufij në shumë raste janë thyer nga ushtarët e UÇK-së, duke arritur që të korrin edhe fitore të mëdha në shumë beteja.

E një ish-komandant i UÇK-së, ka rrëfyer se një vijë e furnizimit me armë ka qenë pikërisht nga Serbia.

“Ne kemi pasur dy kanale të furnizimit, atë të Shqipërisë, që i kemi dërguar ushtarët në këmbë që të furnizohen janë ardh me nga dy pushkë, vija e dytë ka qenë prej Serbisë, ata e kanë njoftë lekun, nuk iu ka interesu që na me armët e tyre i vrasim bashkëkombësit e tyre, na kanë pru armët deri tek vija e frontit ne iu kemi dhënë lekët, kështu ne i kemi krijuar kanalet tek armiku për t’u furnizuar me armë. Në një moment kemi mbetur me nga pesë fishekë për ushtarë, se u patën mbyllu kanalet, ushtarët nuk pranonin t’i jepnin plumbat, pasi donin t’i ruanin deri në vdekje. Një moment tjetër i vështirë ka qenë kur kemi mbetë pa kryp, e për një javë jemi ushqyer pa kryp”, ka deklaruar Kadri Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.