“Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër. Jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.
Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi konfirmoi përleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në stacionin policor.
Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi janë rrahur fizikisht. Ky i fundit e konfirmoi këtë në një deklaratë nga stacioni policor.