“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.
Ka marrë vesh se ka pasur përplasje mes Ragip Fetahut dhe Artrit Mulliqit, dy asamlistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tensione dhe përplasje ka pasur sot në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës rreth orës 11:00. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se i kanë shoqëruar dy persona të përfshirë.
Seanca e sotme e Kuvendit Komunal, në të cilën ishte paraparë raportimi i komandantit të Stacionit Policor të Podujevës është ndërprerë në gjysmë për shkak të tensioneve.
Zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, i ka akuzuar asambleistët e LDK-së se e “bllokuan” seancën.
“S’ka mbërri deri te ajo pikë me u diskutu, për shkak se seanca është blloku nga asambleistet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, per shkak te nje pakenaqesie”, tha ai.
I pyetur për përleshjen, ai u përgjigj. “Unë kam qenë në seancë të Kuvendit. Aty nuk ka pasur përleshje”.