“Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me Bedri Hamzën në krye të Mitrovicës zhvillimi ka marrë hov.
Komuna e Mitrovicës drejtohet nga PDK-ja dhe sot kryetari i kësaj partie e ka vizituar këtë qytet.
PDK-ja e kishte humbur Mitrovicën në vitin 2013, për ta fituar tetë vite më vonë duke e mposhtur Agim Bahtirin që mandatin e tretë e synonte si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.