Murati iu kthen përgjigje punëtorëve të sektorit publik që nuk i morën nga 50 euro shtesë

Shtesa 50 euro që nuk i morën punëtorët e sektorit publik reaguan ashpër, ministri Murati thotë se  u ekzekutuan për muajin tetor, të martën dalin shtesat për muajin shtator

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot pos pagës, për punëtorët e sektorit publik është ekzekutuar edhe shtesa prej 50 eurove për muajin tetor.

Ai ka njoftuar se nesër do të ekzekutohet shtesa edhe për muajin shtator.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator”.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”.

Ministria ka thënë se shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.