Ish-kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit, Edita Tahiri, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ia kanë ditur asnjëherë peshën strategjike ShBA-së.
Reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj qeverisë kosovare në lidhje me mosshtyrjen dhjetë-muajshe të afatit të riregjistrimin të targave serbe në “RKS”, Tahiri e ka quajtur “shuplakë diplomatike” ndaj, siç tha ajo, vetë shtetit të Kosovës.
“Shuplaka diplomatike që i erdhi qeverisë nga Amerika për moskoordinim per marrëveshjen për targa është shuplakë për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ajo, në Facebook.
Postimi i plotë i saj: