Sherifi përmend si do t’i kundërvihet Kurtit: Fronti i përbashkët, mund të ketë edhe protestat

“Nuk dua këtu t’ju tregoj se ç’duhet të bëjmë, por të ulemi njëherë dhe të mendojmë se çfarë duhet bërë”, tha Sherifi.

Këto komente ai i bëri kur u pyet ta zbërthejë më shumë idenë e “frontit të përbashkët politik”, të cilën kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e përmendi të dielën në një konventë të partisë.

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se ka “një mori aktivitetesh që mund të ndërmerren” për t’i kundërshtuar politikat e Qeverisë Kurti, “pse jo edhe protesta”.

Ai përmendi mundësinë e organizimit të “tubimeve informative” edhe “jashtë parlamentit”, edhe “në parlament”, por edhe “në studio televizive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.