Analisti serb, Branislav Kërstiq ka thënë se në Veri ende ka serbë që nuk janë zgjuar nga realiteti.
Ai shtoi se këta serbë mendojnë që Millosheviqi edhe më tutje është i gjallë.
Kërstiq këto grupe i etiketoi si radikale nacionaliste.
“Ne e kemi 20% e njerëzve të veriut nuk janë zgjuar, ata mendojnë se edhe Slobodan Millosheviq është ende gjallë, ai është realiteti atje. Po flas për grupet radikale e nacionaliste. Në anën tjetër e kemi një lloj të elitës ku numri i tyre është shumë i vogël. Në bazë ditore, njerëzit po i ikin nga Kosova”, tha Branislav Kërstiq.
Kujtojmë se sot, presidenti i Serbisë lëshoi urdhër që ushtria të ishte në gatishmëri dhe të ngriste nivelin e gatishmërisë ushtarake në mënyrë që t’i përgjigjej çdo detyre.
Në anën tjetër, Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, vizitoi kazermën ushtarake në Rashkë.
Me të në Rashkë ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq.
Jo shumë larg Rashkës, Policia e Kosovës në vendkalimin në Jarinjë po zbaton fazën e parë të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.