Kurti në takim me parlamentarë britanikë, merr premtime mbështetëse për anëtarësim në KiE

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti, në Parlamentin Britanik takoi sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga: Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd”, thuhet në komunikatë.

Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd ishin deputetët me të cilët Kurti u takua.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britani është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare atje.

Kjo është bërë e ditur nga ZKM përmes një komunikate.

Sipas ZKM-së, Kurti  deputetët britanikë i ka njoftuar “për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”.

Në këtë komunikatë thuhet se “Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”.

“Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.