“Kemi pasur deficit serioz në vizion dhe në të kuptuarit e rolit të saj si menaxhere dhe rrjedhimisht pa-aftësi për të menaxhuar dhe organizuar punët në Drejtorinë qe e ka udhëhequr. Mungesa e aftësive të mira komunikuese, menaxhimi jo i mirë i kohës, sjelljet jo-bashkëpunuese me koleget tjerë drejtorë, dhe me Kabinetin e Kryetarit, kanë rrezikuar seriozisht përmbushjen e objektivave dhe detyrave të punës”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook.
Por, këto pretendime i ka hedhur poshtë i pari i Prizrenit, duke thënë se nuk qëndrojnë.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas akuzave të zyrtares së AAK-së, Vjollca Kabashi, e cila një ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.
Kjo e fundit teksa njoftoi për dorëheqjen hodhi akuza ndaj kryetarit Totaj, ndërsa tha se ka qenë në presion për ta nënshkruar një pagesë, e cila sipas saj është e kundërligjshme.
Sipas tij, Kabashi që nga emërimi e deri të hënën kur ka dhënë dorëheqje, ka pasur performancë jo të mirë në punë dhe “ka pasur hendek të madh mes asaj çka është pritur nga zonja Vjollca dhe asaj si në fakt ajo ka performuar”.
Ai ka folur edhe për pretendimet e Kabashit për nënshkrimin e një pagesë të kundërligjshme.
“Një nga kriteret relevante të vlerësimit të performances së qeverisje lokale është edhe përqindja e buxhetit të shpenzuar brenda vitit. Me ligj duke respektuar procedurat qe e rregullojnë lëminë, lejohet që mjetet financiare në kategorinë “Mallra dhe Shërbime” të transferohen nga një drejtori e cila nuk mund t’i shpenzoj, në një drejtori tjetër”.
“Kam kërkuar që Drejtoret të bashkëpunojnë në mes veti dhe ato drejtori që kanë mjete të cilat nuk mund t’i shfrytëzojnë t’i transferojnë tek drejtoria e “Shërbimeve Publike”, meqenëse në atë drejtori ka nevojë për mjete dhe ato do të mund të shfrytëzoheshin. Kemi pasur raste që nga drejtoritë tjera, mjetet të kalojnë në drejtorinë e Shërbimeve Publike pa asnjë problem, sepse këtë e lejon ligji”.
“Drejtoresha e Mirëqenës Sociale, ka refuzuar të respektoj kërkesën time dhe procedurat që do të mundësonin që mjetet t’i shfrytëzojmë e mos të na shkojnë në suficit, sepse do të kishte ndikim negative në vlerësim të performances së qeverisjes lokale. Zonja në fjale ka ngritur dyshime rreth integritetit të stafit dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, dhe fare pa asnjë argument, ka ngritur dyshime edhe rreth integritetit tim si Kryetar i Prizrenit! Ju siguroj se insinuatat rreth kinse një pagese të parregullt fare nuk qëndrojnë”.
Tutje, ka thënë se procedurat e Thesarit janë shumë rigoroze dhe nëse diçka nuk do të kishte qenë në rregull, nuk do të ishte e mundur të vazhdohej me finalizim të mjeteve financiare.
“Drejtoresha nëse ka qenë e bindur se pagesa ka qenë e kundërligjshme ka mundur të jap dorëheqje e të mos e nënshkruaj fare!”, ka shkruar mes tjerash Totaj.