Ambasadori i Britanisë mbron vendimin e Qeverisë

Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas djegies së disa veturave në veri të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar në RKS.

Ambasadori Abbott, thotë se, vendim ii Qeverisë së Kosovës është legjitim.

Sipas tij, është veper penale zjarrëvënia e veturave që janë të regjistruara në RKS.

“Zjarrvënia ndaj pronës së individëve që kanë regjistruar automjetet e tyre në targa RKS është vepër penale dhe mënyrë e gabuar për të shfaqur pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka thënë Abbott.

Ndryshe, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturës në Zubin Potok, pasi pronari i saj kishte konvertuar targat në RKS.

“SHBA dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata me ose synim për të marrë targat e veturave RKS sipas ligjit kosovar. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ritheksojmë kërkesën tonë për zgjatjen e plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që targat RKS të vendosen gjatë 12 muajve ndërsa konfirmojmë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim”, thuhet në reagimin e ambasadorit në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.