Franca pa asnjë hezitim mbështet themelimin e Asociacionit, thotë ambasadori francez në Beograd

Në mënyrë të paekuivok dhe pa asnjë hezitim Franca mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tha ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Duke folur për dokumentin që QUINT’i ia dorëzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ai tregoi se aty u kërkua që Kosova të shtyjë për 10 muaj çështjen e riregjistrimit të targave. Megjithatë ai kujdes të theksojë se “legjimitetin e këtij vendimi [të qeverisë kosovare] ne nuk e vëmë në dyshim”.

Cochard duke komentuar planin franko-gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tha se “është shprehur vullneti për momentum të ri në dialog” për të cilën vazhdoi të thotë se “është shumë më i rëndësishëm se sa targat”.

Pyetur se a ka afat kohor të cilin Gjermania dhe Franca e kërkojnë për përmbylljen e dialogut, ai tha se nuk ka.

“Ne, sigurisht, shpresojmë që gjërat të bëjnë progres të shpejt, që dialogu të bëjë përparime të shpejta sepse është në interesin e të gjithëve, përfshirë edhe popullatën serbe në Kosovë, por nuk ka afat të caktuar kohor”.

Cochard tha se qasja e Francës ndaj Serbisë “nuk bëhet me logjik të shantazhit”.

Për çështjen e Asociacionit të komunave serbe, ambasadori francez tha se ajo është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, dhe se u mbetet palëve të ulen e të diksutojnë për konturet dhe prerogativat dhe modalitetet e Asociacionit”.

“Franca në mënyrë të paekuviok dhe pa asnjë hezitim qëndron për themelimin e Asociacionit. Është një element i rëndësishëm i Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni është diçka që ofron garancitë e vetëqeverisjes për popullatën serbe, është një nga prerogativat kur jemi te, për shembull, arsimi, prandaj është hap i rëndësiushëm për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ambasadori francez në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published.