“Lus zotëri Besnik të jetë zëri ynë kudo. Në mars kemi dorëzuar versionin por brengë është sepse është mashtrim i radhës që nuk përcaktohet koeficienti. Deputet të jenë zë i sindikatave. Është tendencë të shtypet zëri sindikal”, tha Jasharaj.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit me deputetët e AAK-së, ka kërkuar nga shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri që të jenë zëri i kërkesave të tyre, ngase thotë se ka tendencë që zëri i tyre të shtypet.
Jasharaj tha se pret që në janar Ligji për Pagat të vijë në Kuvend.
Jasharaj tutje pati kritika edhe për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Zonja Nagavci është dashur të na thërras që të shohim çka po bënë me orë të humbura e jo të sjellë vendime. Uroj që Parlamenti të nxisë debatin dhe janari të na sjellë ligjin. Kërkesat janë të njëjta, por zonja Nagavci kishte deklaruar që versioni i SBAShK është më i ulët. Janë të njëjta kërkesa sepse në sektorin e arsimit koeficientet lëvizin. Uroj që janari të na gjejë me Ligjin e Pagave”, tha Jasharaj.