“Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor.
RrGK ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira, gjithashtu që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar.
Sulmi fizik ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka ngjallur reagime të shumta.
Deri më tani për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuara dhe të njëjtat janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria.
E lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 184 “Kur vepra penale kryhet ndaj viktimës së ndjeshme […] kryesi dënohet me: burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale ose burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”. Përveç kësaj, KPK neni 195, “Personi zyrtar i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet burgim””, thuhet në njoftim.
RrGK gjithashtu ka bërë thirrje që gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme.
Edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka dënuar përdorimin e dhunës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.
“Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) me shqetësim ka marrë videon e publikuar në mediat sociale, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Bazuar në pamjet e publikuara, shihet qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj një të moshuare në ambientet e një Shtëpie për të Moshuar. Sipas pamjeve të publikuara, veprimet e punonjësve të këtij institucioni përveç veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, kanë elemente edhe të veprës penale të “Torturës”.
Përdorimi i Torturës apo çfarëdo forme të keqtrajtimit është i sanksionuar sipas legjislacionit në Kosovë, ashtu siç është e definuar me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe me Konventën kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese, të cilat janë të zbatueshme në Kosovë”, thuhet në reagim.
QKRMT u bën thirrje autoriteteve publike qa sa më parë ta trajtojnë këtë rast dhe të ndëshkohen personat e përfshirë. Gjithashtu, QKRMT u bën thirrje institucioneve qeveritare për mbikëqyrje efektive të trajtimit të personave të vendosur në institucione të veçanta siç janë shtëpitë e të moshuarve.