Presidentja Osmani është shtrirë për t’u operuar në spitalin Aloka, kabineti e mban të fshehtë

U raportua se Presidentja Vjosa Osmani ka pasur probleme në idhëz dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni, në anën tjetër, edhe përkundër insistimit të medias askush nga Presidenca nuk ka dashur të flas.

Aktin sekret e tradhtojnë veturat e shumta të Presidencës në oborrin e Alokës.

Media përmes burimeve ka mësuar se presidentja e vendit Vjosa Osmani është shtrirë në spital, dhe kjo është konfirmuar nga gazetarët që kanë shkuar në spitalin e përmendur.

Bëhet fjalë për spitalin “Aloka”.

Presidentja Osmani me eskortën e saj ka shkuar në këtë spital për një problem shëndetësor. Burimet i kanë thënë gazetës se bëhet fjalë për një problem në idhëz, e për të cilin mund t’i jetë dashur operacioni.

“Problemi në idhëz mund t’i jetë shkaktuar nga dieta,” – i tha ai Nacionales. Veturat e Presidencës janë parë jashtë spitalit Aloka nga gazetarët.

Megjithatë, mungon konfirmimi zyrtar se presidentja është në spital. Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e Presidencës, z. Bekim Kupina, por ai nuk është përgjigjur në mesazhet dhe thirrjet e gazetës tonë.

Nuk dihet nëse për operacionin është kërkuar anestezion lokal apo total. Në rast se do t’i duhej ky i fundit, atëherë Osmani do të duhej t’i bartte kompetencat e saj te kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gazeta kontaktoi me pronarin e spitalit, Halit Maloku, i cili u përgjigj me kritika shkaku i kohës, por që nuk e mohoi nëse presidentja është e shtrirë aty apo jo.

“A e din orën? A duhet me të tregu për secilin që shtrihet”, tha fillimisht ai, ndërkaq kur u pyet, a mundesh me na konfirmoi nëse presidentja e vendit është aty, ai shtoi:

“Natën e mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.