“Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“O vajze me flokë të zeza kush ta ka dhënë të drejtën të bësh këto gjëra, duhet të kesh turp për vetën, dhe si të kanë eduku prindërit. Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote. Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet të mbani përgjegjësi. Turp te kesh. Tani të shohim reagimin e shtetit dhe të gjithë neve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në një shtëpi për të moshuar në Pejë, ka ngjallur reagimet e politikanëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një e moshuar rrihet fizikisht e maltretohet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar.
Lidhur me rastin ka reaguar deputetja dhe kryetarja e SDU-së, Duda Balje, duke e quajtur veprimin të papranueshëm si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga personat e përfshirë në rast.
E tmerruar nga pamjet e publikuara është shprehur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila u ka bërë thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin.
“Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegia e tyre është në aksion. Gjest i poshtër, i ulët dhe barabar! Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik. I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë!”.
Për rastin ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht.
“Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çmendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që emrat e anëtareve të stafit që shihen duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, të publikohen dhe të njëjtave t’u mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore e po ashtu të ndiqen penalisht.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar ajo në Facebook.