Serbit ia dogjën veturën në veri, vetë i publikon pamje se veturën të regjistruar në RKS e kishte tash e 16 vite

Ai ka thënë se me ndihmën e zjarrfikësve ka shpëtuar pa u djegur edhe shtëpia e tij.

Bozoviq ka bërë të ditur se se vetura nuk është riregjistruar së fundmi me targat RKS, por ka qenë e regjistruar në targa të Kosovës qe 16 vite.

Qytetari serb, Bojan Bozoviq, ka publikuar pamje të veturës së djegur pranë shtëpisë së tij në Zubin Potok.

Vetura e tij ishte djegur mbrëmë pas mesante. Për këtë rast ka reaguar sot edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier  i ka quajtur veprime frikacake dhe kriminale, ndërsa ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat.

“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjeve të Kosovës. Këto janë veprime frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.